TIRANË,23 shtator 2013- Aleatët e Partisë Socialiste mbeten ende në pritje të ofertave të kryeministrit Edi Rama për poste në nivelet e dyta. Kreu i PKD-së, Mark Frroku i ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Nisida Knezi bëri publike kërkesat e tij adrsuar kryeministrit Rama.
“Ne kemi kërkuar 1 ose dy, një numër të kufizuar, pasi është anormale të kërkojmë aq shumë”, ka theksuar Frroku. Kreu i PKD-së, deklaroi se ende nuk është ulur me Ramën për kërkesa e partitë së tij, e cila kërkon mundësinë e përfaqësimit të votuesve të saj si dhe një mënyrë për të kontribuar në qeverisje, por negociatat vijojnë sipas tij.
“Në fakt duhet të ketë qenë një keqkuptim i gazetarit apo gazetarëve. Ne kemi bërë një kërkesë por jo në atë formë, ne kemi bërë kërkesë në lidhje me një sërë drejtorish apo prefekturash, por kemi bërë një listë të preferuar tonën, në atë listë kemi mundësi ti shërbejmë qeverisjes, apo koalicioni, por nuk kemi kërkuar 13 drejtori, pasi është anormale. Ne kemi kërkuar 1 ose dy, një numër të kufizuar, pasi është anormale të kërkojmë aq shumë në mënyrë që të japim kontributin tonë.
Frroku, deklaroi se nuk bëhet pishman për koalicionin, teksa e ka cilësuar qeverisjen “Berisha” arrogante dhe gjobvënëse. Frroku akuzoi publikisht ish-kryeministrin e vendit se i ka vendosur rreth 1 milionë dollarë gjoba ndaj biznesit të tij.
“Gjoba marramendëse, qindra mijëra dollarë dhe pa asnjë lloj arsye. Di shumë mirë se në Tiranë dhe Shqipëri ka pasur biznese dhe aktivitete të mëdha se nuk kanë pasur licencë dhe kanë lulëzuar, ne paguanim taksa dhe merrnim gjoba marramendëse. Arsyeja ishte e thjeshte ne u pozicionuam në krah tjetër dhe nuk ishim me to. Gjobat mund ti keni kaluar 1 milion dollarë. Shumica e tyre janë paguar, pasi nuk i kishim mundësi tjetër.”, u shpreh Frroku.
Kreu i PKD-së, bëri publike faktin se është në fazën e bisedimeve me partine e Nard Ndokës, për mundësinë e bashkëpunimit të forcave kristiane. “Në fakt ne do jemi gjithëpërfshirës. Jemi në bisedime me zotin Ndoka, por dhe me spektrin tjetër kristian. Jemi në bisedime dhe duhet të konkludojmë në disa pika. Që në një të ardhme do e bëjmë publike. Nëse bashkohen do jenë forcë e madhe. Do ndryshon te shumë situatën, pasi Ndoka ka një mandat dhe ne kemi një mandat dhe do ishin dy deputet”, tha Frroku.
Frroku përshëndeti dhe fitoren e Angela Merkel në Gjermani, ndërkohë duke komentuar mbledhjet e para të Kuvendit të Shqipërisë, vlerësoi se ‘betejat’ e para pozitë –opozitë janë të ekzagjeruara, pasi salla e seancave duket si arenë ‘lufte’.
http://www.balkanweb.com/politike/2775/frroku-ja-cfare-i-kemi-kerkuar-rames–berisha-me-vuri-1-milone-dollare-gjobe-150226.html





