Pa fiqtë e fshatit, manaferrat e zeza dhe thanat, stina e verës nuk quhet për shumë njerëz. Për fshatarët kjo është mundësia e artë që të dalin në treg me prodhimet e tyre. Për konsumatorët kjo është mundësia që në treg të gjejnë fruta e perime BIO.
Nga 150 deri në 200 lekë për kilogramë, fiqtë e fshatrave të Shetelit, Golemit, Manzës, Ishmit etj, së bashku me thanat e manaferrat, janë tre frutat që kanë mbushur me shumicë tregun e përditshëm në Durrës. Periudha e këtyre frutave është pikërisht muaji gusht, më pas për të konsumuar frutat e freskëta, duhet pritur viti tjetër thonë fermerët. Tregtarët deklarojnë se prodhimi është i bollshëm këtë vit dhe se tregu është mbushur me këto fruta BIO që piqen në natyrë pa pesticide.





