Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe janë të ngrohta dhe të shëndetshme për zemrën.

Perimet dhe frutat e kuqe rekomandohen të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Shegët               
Shegët përmbajnë vitaminë K, e rëndësishme për koagulimin e gjakut

Ato janë të pasura me fibër dhe vitaminë C.

Ngjyra e kuqe e tyre vjen nga flavonoidët që kanë një ndikim të fortë në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare.

Shegët janë të dobishme edhe kundër qelizave kancerogjene dhe inflamacionit.

Konsumimi i shegës ul mundësinë e lindjeve të parakohshme por edhe shanset për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit mes njerëzve të moshuar.

Ajo ndihmon të mbajë nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.

Për më tepër, shega ndihmon femrat të kapërcejnë simptomat e depresiont gjatë menstruacioneve ose pas menopauzës.

Boronica e kuqe
Ky frut pylli e merr ngjyrën e kuqe nga një substancë mirëbërëse e njohur si anthocianina.

Lëngu i boronicës së kuqe parandalon dhe trajton infeksionet urinare.

Kokrrat e kuqe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe manganit.

Fibra që gjendet tek boronica e kuqe është një tjetër vlerë e shtuar, sepse tek çdo racion me këto kokrra të shijshme ne gjejmë 20 % të dozës së rekomanduar ditore të fibrës.

Një racion me boronica të kuqe jep edhe 24% të dozës ditore të vitaminës C dhe vitaminës E.

Panxhari
Panxhari është perimja e nëntokës më e kuqe që ekziston.

Panxhari është një burim i shkëlqyer i manganit, folatit, fibrës dhe vitaminës C.

Kjo perime përmban edhe kalium që ul tensionin e gjakut.

Ngjyra e kuqe vjen nga antioksidantët e shumtë që ka panxhari.

Perimja popullore përmban betainë, që mbron qelizat nga stresi.

Substancat e tjera zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë furnizimin me oksigjen.

Panxharin zgjidheni gjithnjë kokërr vogël me një lëkurë të lëmuar.