Kapsllëku është një problem i përhapur që prek shumë njerëz dhe shpesh shoqërohet me fryrje, dhimbje barku dhe ndjesi rëndese.

Shkaktarët më të zakonshëm lidhen me ushqimin e varfër, mungesën e lëvizjes dhe pirjen e pamjaftueshme të ujit.

Disa fruta mund të ndihmojnë në mënyrë natyrale për të përmirësuar tretjen.

Kumbullat e thata janë ndër më të përdorurat, pasi përmbajnë fibra dhe përbërës që ndihmojnë lëvizjen e zorrëve.

Edhe kivi ndikon pozitivisht në tretje, duke ndihmuar në zbërthimin e ushqimit dhe në lehtësimin e kapsllëkut. Ndërsa dardhat, sidomos me lëkurë, përmbajnë shumë ujë dhe fibra, duke ndihmuar në zbutjen e jashtëqitjes.

Një tjetër zgjidhje janë fiqtë, të cilët përdoren shpesh si mënyrë natyrale për të stimuluar sistemin tretës, sidomos kur konsumohen në mëngjes.

Megjithatë, për rezultate më të mira, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë dhe të jeni aktivë fizikisht. Nëse problemi vazhdon për një kohë të gjatë ose shoqërohet me shqetësime të tjera, duhet kërkuar ndihmë mjekësore.