Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit, edhe në vendin tonë janë konfirmuar 11 rastet e para.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se janë prekur 11 fëmijë, në Tiranë dhe Durrës.

Mjekët epidemiolog e cilësojnë si shpërthim të fruthit, pasi gjashtë fëmijë janë të afërm mes tyre, ndërsa të tjerët kanë pasur kontakte me ta, raporton “TCH”.

Fëmijët janë të moshave nga 1 në 7 vjeç dhe vetëm dy prej ishin të vaksinuar.