Shenjat e sëmundjes infektive të fruthit kanë alarmuar edhe prindërit në Durrës.

Katër raste me fruth të dyshuar nga mjekët e pediatrisë janë dërguar në Institutin e shëndetit publik për analizë specifike. Shefi i pediatrisë Fatmir Shahini, deklaroi se kanë qenë katër raste të dyshuara nga mjekët e Durrësit, por vetëm njëri prej tyre ka rezultuar negativ.

“Mjekët e familjes që në rastin më të parë të identifikimit të këtyre rasteve, duhet t’i dërgojnë pranë mjekut infeksionist, jo në urgjencën pediatrike”, thotë mjeku.

Katër pacientët e vegjël për të cilët u dyshua se ishin me fruth, u dërguan te mjeku infeksionist duke u bërë dhe izolimi i tyre.

Prej vitesh sëmundja e fruthit nuk ishte vënë re te fëmijët e vegjël, por gjatë këtij viti janë vërejtur disa raste të njëpanjëshme.

K.H.