Një punëtore e një fabrike e cila u paraqit me temperaturë të lartë në spitalin e Durrësit ka rezultuar e prekur nga sëmundja e fruthit. Kjo ka bërë që Drejtoria e Shëndetit Publik të vihet në alarm të kuq.
“Inspektorët e Epidemiologjisë kanë kryer teste të tjera në fabrikë duke rritur dyshimin edhe për të prekur të tjerë: në një situatë alarmi është vendosur që ditën e djeshme të vaksinohej e gjithë fabrika me 360 punonjës”, pohoi Mite Okshtuni, Shefe e Shërbimit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive.
Në vëzhgim e nën kontoll nga shëndeti publik po mbahen grupmoshat e caktuara për të kryer vaksinikimin.
Numri i të prekurve në Durrës nga fruthi rezulton 5 persona.
K.H.





