Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk lidhet me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e urisë dhe të gjumit, djegien e yndyrës dhe shmangien e dëshirave.

Hulumtimet kanë treguar se ora biologjike çorganizohet kur merr mesazhe të gabuara, duke rezultuar në konsumimin e ushqimeve të gabuara. Megjithatë, nëse arrini të rregulloni orarin e gjumit dhe të ngrënies, mund të humbni edhe dhjamin e barkut.

Një frut që mund të kontribuojë në këtë proces janë qershitë.

Qershitë janë një burim bimor i melatoninës, hormonit të gjumit. Edhe pse nuk ka asnjë provë se ato do t’ju ndihmojnë të flini më lehtë, hulumtimet kanë treguar se ushqime të tilla (si bananet) mund të rrisin nivelet e melatoninës në trupin tuaj.

Pra, jo vetëm që ju ndihmon të flini, por është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, i cili mund të çojë në humbje peshe.

Kërkimet shkencore kanë treguar se qershitë kanë veti shëruese. Përmbajtja e tyre e lartë e hekurit ndihmon me aneminë, ato përmbajnë kripëra minerale që lehtësojnë dhimbjet reumatizmale dhe kontribuojnë në uljen e lodhjes dhe zgjatjen e përpjekjeve muskulare.

Qershitë veprojnë si një detoksifikues për mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit dhe për trupin në përgjithësi. Ato janë tretëse, diuretike dhe kanë veti antiseptike.