Momenti fikjes së qirinjve në ditën e ditëlindjes është më i shumëprituri për këto sidomos për fëmijët. Por për një vajzë 11-vjeçare nga Argjentina ajo ditë u kthye në një tmerr të vërtetë raporton Daily Mail.

Në momentin që vajza po fikte qirinjtë e tortës dhe teksa donte të shuante dhe fishekzjarret flokët i marrin flakë. Por fatmirëshit familjarët dhe miqtë ndërhynë menjëherë dhe vajza pësoi vetëm disa dëmtime të lehta. Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë , ndërkohë që videoja është bërë virale në rrjetet sociale.