2 qershor 2015 – Një telefonatë në sallën operative, alarmoi Policinë e Elbasanit për një vrasje në fshatin Shushicë.
Sipas denoncimit, 62-vjeçari Ibrahim Terziu, kishte vrarë me sende të forta në banesë vëllanë e tij 68-vjeçar, Rexhep Terziun.
Por kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë.
Nga hetimet e para, rezultoi se personi që inskenoi këtë krim është 50-vjeçari me inicialet SH.Ç., bashkëfshatar i dy vëllezërve, i cili kishte dhënë informacion të rremë për përfitime personale.
Tashmë ai ka përfunduar në prangat e policisë, nën akuzën e kallëzimit të rremë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/