· U “xhap” goxha pare për patentë makine
DURRËS, 19 nëntor 2014 –Pak e çuditshme që kavajasit t’ia hedhin aq lehtë për punë paresh, për më tepër, ta mashtrojë një fshatar nga Fllaka.
Policia e Durrësit thotë se më 18 nëntor 2014 nisi ndjekja penale për banorin e fshatit Fllakë të komunës së Katundi të Ri Durrës E. Gj..
Në muajin gusht 2014 ka mashtruar durrsakun A. A.-në, nga Plazhi, duke i marrë 87 000 lekë dhe kavajasin SH. K., duke i “xhapur” 16 000 lekë.
Këtyre viktimave u kishte premtuar se gjoja do t’u nxirrte lejë drejtimi automjetesh.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





