9 qershor 2015 – Fshati Jubë dhe Fllaka mund të konsiderohen si Kalifornia e Shqipërisë. Kryebashkiaku Vangjush Dako ka shkuar në këtë zonë bregdetare, e cila deri tani shfrytëzohet vetëm nga banorë të zonës, duke deklaruar se pamja mund të ndryshojë. “Ndërtojmë rrugën që lidh fshatin me bregdetin, asfalt, rrugë e drita në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo banesë”, ishin premtimet e Dakos. “Zhvillimi i turizmit i mbështetur nga një bujqësi moderne janë dy shtyllat ku mbështetet projekti për zhvillimin ekonomik të kësaj zone me potenciale të mëdha zhvillimi, e cila mund të konsiderohet si Kalifornia e Shqipërisë.

Detin ta shikojmë si një burim fitimi, si një burim zhvillimi, si një mundësi për ndërtimin e resorteve turistike ku të mund të vijnë e të pushojnë turistë të shumtë dhe sa më shumë turistë, aq më shumë vende pune, aq më shumë mundësi për të nxjerrë në treg produktet bujqësore bio nga arat tuaja”, deklaroi Dako.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”