Fshati Olimpik po gjallërohet dita-ditës, madje ora-orës, teksa numri i personave të akomoduar gjatë Olimpiadës do të shkojë 18 mijë vetë (11 mijë sportistë, pjesa tjetër trajnerë, staf mjekësor, gazetarë etj).

Për këtë arsye, ashtu si në çdo edicion, ka nisur shpërndarja e prezervativëve nga organizatorët.

Për në “Rio 2016” do të arrihet kuota rekord e 450 mijë perzervativëve që do të jepen falas për sportistët. Kjo do të thotë që çdo sportist do të ketë në dispozicion 45 prezervativë. Kjo e ka kthyer Fshatin Olimpik në “Fshatin e Dashurisë”. Ajo që bie në sy është se në Rio do të jepen 3 herë më shumë prezervativë për sportistët krahasuar me 4 vite më parë, në Londër.