Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fluturim nga Stambolli në Paris. Një pasagjer vë re diça të çuditshme në valizhen e dorës së një pasagjere. Në fillim mendon për ndodnjë kafshë por me pas zbulon se aty ndodhej një foshne e vogël.

Nga frika se mos i ndodhte gjë foshnjes, pasagjeri njoton personelin e Air France për të zbuluar të vërtetën.

'Valixhja e dorës i përkiste gruas që kisha mbrapa', tregon një pasagjer tjetër, 'Në një moment, ajo e hapi dhe njëri prej pasagjerëve pa se kishte diçka brenda që po lëvizte'

Policia franceze e mori gruan në komisariat, për të zbuluar arsyet përse e kishte fshehur fëmijën që po fluturonte, natyrisht, pa biletë.