Policia ka arrestuar dy persona pasi tentuan të ndihmonin 7 emigrantë të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin.

Mësohet se në prangat e bluve të Lezhës kanë rënë Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë.

Burime zyrtare sqarojnë se Gjoka dhe Ndoci, u kapë gjatë kohës që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, “tentuan t’u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 7 shtetasve të vendeve të treta”.

Këta të fundit u gjetën nga autoritetet policore të fshehur në një tunel tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.