Një 46-vjeçar që tentoi të ndihmonte një qytetar për të kaluar ilegalisht kufirin është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e qytetit të Vlorës. Byrimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetsi Hetnor Habilaj.
Në Portin e Vlorës, Habilaj tentoi të ndihmonte shtetasin A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar, duke e fshehur brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj shtetasit A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë.





