Policia ka zbuluar në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme 697 kg kanabis, të futur në 2 thasë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët e Antidrogës së Beratit ushtruan kontroll në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë” në fshatin Ujanik, Skrapar ku u gjet e fshehur lënda narkotike.

Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.