Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të rezultateve të Prokurorisë së Përgjithshme se kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar në Greqi, ka vendosur të mos i ndërpresë mandatin këtij të fundit.

Sipas kryekomisionerit, të dhënat që nuk janë deklaruar nga Hajdari nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës.

Ilirjan Celibashi tha se “në vlerësimin tim qëndron bindja se një subjekti qe ka detyrimin të deklarojë, nuk ka detyrimin të përfshirë në të të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar”, dhe shtoi se ka një shkak ligjor që kryebshkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati.

“Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruares, tashmë kryetar i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit me disa të dhëna dhe në gjykimin e tij, nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penal në një kohë të caktuar të zhvilluar ndaj tij në territorin e republikës greke.

Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që  fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formula rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin zyrën publike.

Në vlerësimin tim qëndron bindja se një subjekti qe ka detyrimin të deklarojë, nuk ka detyrimin të përfshirë në të të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Vlerësoj që nuk ka një shkak ligjor që kryebshkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati. Tej faktit që neni 5 pika 3 thotë formulari i vetëdeklarimit i subjekt i këtij ligji, dhe mandej thotë se deklarimi i rremë ose të shtrembëruara përbëjnë vepër penale. Kjo është një çështje që nuk i përket KQZ. Ajo çfarë vlerëson KQZ është verifikimi i shkaqeve për moskandidim të një personi të caktuar. Kundër këtij vendimi keni të drejtë ankimi prej 30 ditësh në KAS”, tha Celibashi.