SPAK ka kërkuar 1 vit burg për kreun e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, pasi ky i fundit fshehu të shkuarën dhe problemet me drejtësine në Greqi.
Qerim Ismailaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme por është përfaqësuar nga avokati me prokurë.
Ishte Partia Demokratike ajo që denoncoi Qerimajn për fshehje të një dënimi 3 vjeçar në Greqi. KQZ nuk pranoi t’i hiqte mandatin Qerimajt, por PD nuk u dorëzua dhe e paditi në SPAK.
Pas 2 javësh pritet të jetë seanca e vendimarrjes nga Gjykata e Posaçme.