5 nëntor 2015 – Një 23-vjeçare e cila tentoi t’i fuste drogë bashkëshortit në burg, është arrestuar në flagrancë.
E reja Xhimileta Medja, kishte gjetur një mënyrë origjinale për të fshehur kanabis, në brendësi të të brendshmeve të saj.
Sipas policisë, 23-vjeçarja banuese në lagjen “Skënderbej”, në orën 12:35 të 4 nëntorit është kapur në flagrancë në ambientet e brendshme të I.E.V.Penale Shënkollë me një sasi prej 15 gramë kanabis, të cilën e kishte fshehur në veshjet e brendshme intime dhe po tentonte t’ia jepte burrit të saj në burg.
Gruaja tashmë akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotike”.
/portali DurresLajm/