Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin anëtarit të Partisë Socialiste në Këshillin e Bashkisë së Kamzës, pasi ka fshehur dy dënime në Zvicër.

Mirush Dema (Troci) ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019, por rezulton të ketë fshehur krime më të rënda.

28-vjeçari Dema, në dhjetor të vitit 2014 i ka ofruar një polici në Zvicër t’i shiste 4 pako me heroinë, pa e ditur se ai ishte i infiltruar. Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.