I shoqëruar nga avokati i tij, kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj është paraqitur në SPAK për t’iu nënshtruar hetimeve për fshehjen e dënimit me 3 vite burg në Greqi.

Në tetor të vitit të kaluar ndaj Qerimajt u ngrit akuza për veprën penale të falsifikimit të vulave dhe formularëve.

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismaili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, dhe për këtë SPAK-u ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg.