Lionel Messi ka sërish probleme me drejtësinë. Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” ka publikuar shumë fakte që kanë lidhje me problemet financiare të Leo Mesi. Emri i këtij të fundit nuk lakohet për mirë, madje lideri i sulmit të Barçës kamashtruar me taksat.

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigativë ka siguruar një dokument të quajtur “Panama Papers”, i cili përmban shumë skandale në lidhje me mashtrime me taksa apo evazione fiskale. Në listën e “zezë” përmendet edhe emri i Leo Mesit dhe i babait të tij, të cilët zotërojnë një kompani të quajtur “Mega Star Enterprises”, e cila i ka qendrat në Panama. 

Messi nuk ka pranuar se ka firmosur për këtë kompani.Vetëm tri vite më parë, prokurorët në Spanjë kanë nisur hetimet rreth babait të Mesit dhe yllit të Barcelonës, të cilët dyshoheshin për evazion fiskal.