10 shkurt 2015 – Nuk është rasti tipik që paralajmërojnë shumë shkencëtarë për rrezikun e inteligjencës artificiale, megjithatë është një shenjë e mirë për kujdesin që duhet krijuar ndaj tyre.
Një 52-vjeçare korano-jugore mbeti e lënduar kur roboti pastrues i zuri flokët teksa ishte duke fjetur në dysheme. Mediat vendase raportojnë se roboti ka ngatërruar flokët e 52-vjeçares me pluhurat. Gruaja është zgjuar menjëherë nga dhimbjet dhe ka njoftuar urgjencën. Ata çaktivizuan makinerinë, por për shkëputjen e saj u desh ndërhyrja e mjekëve që i hoqën gruas edhe një pjesë të lëkurës së kokës. Mjekët thonë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por i duhet të bëjë pa një pjesë të mirë të flokëve të saj në të ardhmen.





