Itali, 25 mars 2014 – Gazeta prestigjoze italiane “Il Giorno” në versionin on line informon për një episod të trishtuar për shqiptarët e mbërritur në aeroportin “Malpensa” të Milanos. Lajmi na kujton kohët e shkuara, kur shqiptarët hiqnin të zitë e ullirit kufijve të vendeve europiane.
Sot, ditën e martë, policia kufitare italiane e aeroportit milanez “Malpensa” në një operacion tip “Fshesa antiklandestin” ktheu mbrapsh 25 të huaj me dokumenta të parregullta për të hyrë në itali. Nga këta 15 ishin shqiptarë të rritur dhe njëri i mitur. Policët italianë deklaruan se shqiptarët u kthyen mbrapsht për mungesë dokumentacioni të duhur për të provuar qëllimin e udhëtimit, si edhe për mos pasje mjetesh të mjaftueshme monetare për të jetuar në Itali, gjatë kohës së qëndrimit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





