DURRËS, 12 nëntor 2014 – Vendimi i Komisionit të Apelit të Uefa-s në lidhje me cështjen e ndeshjes Serbi – Shqipëri pritet të merret në datën 2 dhjetor. Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur formalisht pranë Uefa-s, kërkesën për apelimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të marrë në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri të 14 tetorit. Lajmi konfirmohet nga institucioni i futbollit shqiptar ndërkohë që vlen për t’u theksuar se hapi procedurial që është kryer ka të bëjë me aplikimin për kalimin e cështjes në Komisionin e Apelit, ndërkohë që procesi është në vazhdim. Federata Shqiptare e Futbollit ka një javë kohë që nga momenti i aplikimit për të përpiluar argumentat dhe faktet juridike në mbrojtje të rekursit që i është bërë vendimit fillestar të Disiplinës, i cili i dha fitoren në tavolinë 3-0 Serbisë për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 42, me arsyetimin se pala Shqiptare refuzoi të kthehej në fushë, si dhe gjobiti FSHF me 100 mijë Euro gjobë duke i adresuar asaj përgjegjësinë për shfaqjen e dronit me banerin politik mbi stadiumin Partizani të Beogradit. Juristët e institucionit të futbollit shqiptar kanë nisur ndërkohë seleksiomin e argumentave me të cilët pala shqiptare do të mbrohet në Komisionin e Apelit, ku në krahasim me atë të Disiplinës, ekzistojnë hapësirat e debatit juridik duke i dhënë mundësinë e vlerësimit të rrethanave në të cilat ndodhën ngjarjen e Beogradit. Vendimi i Komisionit të Apelit pritet të merret në datën 2 dhjetor. Nga ana e Presidentit të FSHF, Armand Duka është përsëritur disa herë se institucioni i futbollit shqiptar do ta konsiderojë drejtësinë të vënë në vend vetëm në rast se Shqipërisë i jepen 3 pikët, ndaj në rast të mosplotësimit të kësaj kërkese cështja është e destinuar të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ku do të duhen muaj për shqyrtimin e saj dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.
FSHF apelon vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Basketboll/ Teuta humbet ndeshjen ndaj Besëlidhjes
Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para
Rrëshqitje masive dheu, rrezikohet edhe tubacioni kryesor i rrjetit të UK Durrës (VIDEO)





