Federata Shqiptare e Futbollit, ka dal kundër krijimit të Superligës Europiane pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, FSHF thekson se është kundër krijimit të Superligës, duke përsëritur dhe një herë tjetër se futbolli u përket të gjithëve.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë’. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë. Meritojeni në fushë!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.