Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Francë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 7 shtator 2019, ora 20:45.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Stade de France”, adresa 93200 Saint-Denis, Francë.
Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org ose prane dyqanit zyrtar të FSHF, rruga “Themistokli Germenji”. Çmimi i biletës është afërsisht 2500 lekë, 20 euro.





