FSHF ka konfirmuar se Tirana do e presë Teutën në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ndeshja do të luhet për javën e 35-të të Superiores. Ndodh për herë të parë këtë sezon, ku përfshihen Kupa dhe Superiorja, që Tirana të presë tri ndeshje radhazi në “Arena Kombëtare”.
Pas sfidave me Bylisin dhe Partizanin është radha e Teutës. Aktualisht bardheblutë mbajnë vendin e tetë. Durrsakët pozicionohet të gjashtët me dy pikë më tepër.
Në tri përballjet e mëparshme të këtij sezoni, një prej tyre ka përfunduar barazim dhe dy të tjerat janë fituar nga Teuta.