Teuta ka ndryshuar logo, ndërsa FSHF e ka zyrtarizuar. Është një ndryshim rrënjësor që tashmë i përket klubit durrsakt.
“Një epokë e re po merr formë”, kishte paralajmëruar klubi i Teutës më parë. Dhe në FSHF ndryshimi është kryer tashmë. Klubi që ka fituar dy tituj kampion në Shqipëri ka pronar të ri nga kjo verë. Pas dorëheqjes së Edmond Hasanbelli, Fatos Troplini mori presidencën duke filluar me përforcime dhe tashmë në klubin e Teutës kanë ardhur emra tepër të rëndësishëm në Kategorinë Superiore.
Vetë klubi Teuta e ka prezantuar kështu logon e re zyrtare:
“Një emblemë krenarie, trashëgimie dhe qëndrese. KF Teuta prezanton zyrtarisht identitetin e saj të ri vizual – një logo që përfaqëson më shumë se thjesht një ndryshim grafik. Kjo emblemë e përditësuar është një sintezë mes së kaluarës dhe së ardhmes, duke ruajtur elementët që mishërojnë historinë mbi një shekull të klubit, ndërsa i jep formë vizionit të një klubi modern dhe ambicioz. Një identitet vizual i përditësuar, që respekton historinë dhe traditën e klubit, duke reflektuar vlerat, ambiciet dhe profesionalizmin e një epoke të re.





