Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të vajzës së mesfushorit të KF Tiranës, Freddy Alvarez. FSHF bën me dije se qëndron pranë tij dhe familjes në këto momente zie.
Institucioni i futbollit zyrtarizon se ndeshja KF Tirana – Flamurtari nuk do luhet sot sipas programit, por nesër në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij.
Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë. Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie”, bën me dije FSHF.





