Fshihen në Qeparo parullat që i bëjnë lavde epokës së komunizmit. Partia Demokratike, dega Vlorë, ka reaguar, duke mbuluar me bojë parullat, që sipas saj janë restauruar në fshatin Kudhës, me urdhër të deputetit socialist, Koço Kokëdhima dhe Edi Ramës.
Ndërkohë, PD denoncon edhe punimet e paligjshme, sipas saj që po zhvillohen në bregdetin e Qeparosë. “Dhjetra automjete po ndërhyjnë në këtë plazh të bukur të bregut, në mënyrë të paligjshme duke shkatërruar ekosistemin. Ky ndërtim mishëron qeverisjen e Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, ku qytetarët e thjeshtë futen në burg për vendosjen e një tjegulle, ndërsa Koço prish ekosistemin për interesat e veta”, tha kreu i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj.





