Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në Atlanta pasi rrufeja goditi një pemë ku ata u futën për t'u strehuar nga stuhia.
Të lënduarit po luanin golf gjatë turneut të PGA dhe pezulluan raundin e tretë për shkak të stuhisë.
Ata po qëndronin poshtë pemës për tu mbrojtur nga shiu kur u goditën nga rrufeja.
Mes të lënduarave ishin 5 burra dhe një vajzë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





