ITALI – Transportonin thasë çimentoje, por një prej tyre ishte i mbushur plot me marijuanë. Një shqiptar dhe një italian janë ndaluar nga karabinierët e provincës Castro, Bergamo, pasditen e së martës ndërsa ishin duke udhëtuar me një automjet tip Fiat Ducato.
Shqiptari 33 vjeçar dhe italiani 44 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur u kanë deklaruar forcave të policisë italiane se po transportonin çimento, por pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre karabinierët kanë zbuluar një kilogram marijuanë në një nga thasët.
Ndërkohë emigrantit shqiptar i janë gjetur në xhepat e xhaketës edhe 3 gram kokainë. Karabinierët kanë arrestuar menjëherë dy shtetasit në fjalë me akuzën “shpërndarje lëndësh narkotike”. Të dy janë dërguar në burgun e Bergamos dhe janë në pritje të dënimit nga gjykata.





