Itali, 12 gusht 2014 – Shqiptari Albano Çaushi, 24 vjeç, u arrestua nga karabinierët në qytezën e Romanjezes (Romagnese), në provincën e Pavias për mbajtje dhe shpërndarje drogash të lehta.
Gjatë kontrollit të banesës, në një çantë shpine të fshehur në dollap ju gjetën 149 doza marijuanë dhe 30 gramë hashash.
Atij ju sekuestruan edhe 800 euro, të përfituara nga shpërndarja e drogës.
Albano, ndonëse i papunë, është me dokumenta të rregullta në Itali.
Ndaj tij rëndon vetëm një precedent penal për akte të turpshme në publik, për një incident të 1 shtatorit 3013 të ndodhur në Leçe.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





