Itali, 5 korrik 2014 – Karabinierët e qytezës së Kricinjanos (Cricignano), afër Napolit shkuan për të bërë kontroll antidrogë në banesën e Agron Xhekës, 48 vjeç, emigrant me dokumenta të rregullta.

Agroni, kur pa karabinierët, ia mbathi fushave me një kuti plastike në dorë. Pas ndalimit të Agronit, në kutinë plastike u gjetën 7 pako kanabis, me peshë totale prej 700 gramësh.

Agron Xheka, pas arrestimit, u dërgua në Burgun e Santa Maria Kapua Vetres.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/