ITALI, 20 shkurt 2013- Një shqiptar është kapur me lëndë narkotike jashtë kufijve shqiptarë, ndërsa destinacioni ishte Italia.
Policia e Anconas në Itali, në bashkëpunim me punonjësit e doganës, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 18.5 kg marijuanë, në makinën e një shqiptari i cili vinte nga Greqia.
Gjatë një kontroli të imtësishëm të ushtruar në automjetit e të riut, u bë i mundur zbulimi i 16 pakove me lëndë narkotike.
Mjeti i përdorur për transportimin e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa shqiptari u arrestua në kushtet e flagrancës.





