ITALI, 4 prill 2013– Një grua shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë me akuzën e trafikut të drogës. Ajo po udhëtonte bashkë me vajzën e saj të vogël, ndërsa gjatë kontrolleve të policisë u gjet edhe ngarkesa me 43 kg marijuanë.
Droga ishte fshehur brenda dyerve dhe në parakolpin e makinës, e cila sapo kishte zbarkuar në portin e Ankonës nga një traget grek. Gruaja nuk i është bindur fillimisht forcave të policisë, gjatë kontrolleve në doganë, me justifikimin se po shkonte me pushime në Venecia.
Menjëherë pas kontrolleve gruaja është vënë në pranga, ndërsa vajza e saj e mitur u është dorëzuar shërbimeve sociale. Pritet mbërritja e babait të vajzës për ta kthyer atë në shtëpi.





