Këngëtari Majk ka reaguar për herë të parë për aludimet që u ndezën pasi ai fshiu një postim në Instastory të Xhensilës.
Siç shprehet ai ky postim u bë “repost” nga një faqe që kishte këngën e tij në sfond dhe në video shfaqej Xhensila, duke tentuar të shuajë zërat se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa kolegë.
Videoja që u fshi shpejt nga Majk qarkulloi si “screenshot” në media. Ndërkohë që u aludua se postimi mund të ishtë një ngacmim nga ana e tij për Xhensilën. Sidoqoftë, vlen të theksohet se të dy artistët kanë disa bashkëpunime në projekte muzikore.