Federata Shqiptare e Peshëngritjes këtë të premte do të zhvillojë në Shtërmen Asamblen e Përgjithshme në mungesë të plotë transaprence.
Duke i patur si çekan mbi kokë skandalet që e kanë shoqëruar këtë vit, presidenti Elez Gjoza, është larguar nga kryeqyteti për të zhvilluar këtë Asamble larg syrit të opinionit.
Ai dhe institucioni i drejtuar prej tij, e kanë shkelur ligjin në mënyrë flagrante, pasi
nuk kanë ftuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që e ka detyrim. Edhe mediat nuk janë njoftuar.
Strategjia për të lënë jashtë gazetarët është vendim diabolik dhe tregon frikën e madhe të Gjozës nga e vërteta.
Mbi të rëndojnë skandalet e dopingut, gjyqi me legjendën Pirro Dhima, abuzimet me fondet dhe përjashtimi i disa anëtarëve të FSHP-së.
I vëtëdijshëm për atë që mund të ndodh në Asamble, ku kryefjalë do të jenë skandalet që e kanë shoqëruar sportin e shtangës, Gjoza kërkon t’i kyç gojën kundërshtarëve duke e organizuar këtë samit larg syrit të mediave.
Të njëjtën gjë bëri edhe në Asamblen e prillit (2023), ku nuk lejoi disa drejtues klubesh të merrnin pjesë në mbledhje.
Por në këtë rast sheklja është edhe më e rëndë. Mosnjoftimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e KOKSH, është një faull i rëndë nga presidenti Gjoza, pasi e ka detyrim ligjor.
Gjithsesi, ai ka treguar se nuk pyet për ligje dhe me një të rënë të lapsit shkarkon dhe emëron kë të dojë, edhe pse fondet i siguron nga shteti shqiptar.
Komitet Drejtues i FSHP-së, aktual është i paligjshëm, pasi nga 7 anëtar, 4 janë zgjedhur nga presidenti Gjoza pa zgjedhje. Në këto kushte çdo vendim që merret sot është i pavlefshëm.
Dhe për këtë arsye ai ka zgjedhur 29 dhjetorin për të mbajtur Asamblenë, ku pjesa më e madhe e anëtarvë nuk kanë mundësi të shkojnë, ndryshe nga të gjitha federatat e tjera që i mbyllën asambletë përpara Krishtëlindjeve.





