Fakulteti i Studimeve profesionale në Universitetin "Aleksandër Moisiu", përfaqësuar nga Dekani i këtij Fakulteti, Prof. As. Dr. Osman Metalla, dhe kompania e Transportit "Shega Trans", përfaqësuar nga Presidenti Ervin Shijaku, firmosën një marrëveshje me qëllim bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për hartimin dhe realizimin e projekteve dhe aktivitete të ndryshme me interes zhvillimin e përbashkët.

Universiteti "Aleksandër Moisiu" dhe "Shega Trans" do të bashkëpunojnë për:

  • Krijimin e lehtësirave për kryerjen e praktikave profesionale të studentëve të Fakultetit të Studimeve profesionale në degët "Teknologjisë së Automobilave", "Menaxhimit të Transportit", "Navigacionit dhe Menaxhimit Detar", "Menaxhimit te Biznesit" etj. në ambientet e servisit të Kompanisë "Shega Trans":

  • Qëndrimin e studentëve praktikantë pranë specialistëve të mirëfilltë duke mundësuar praktikimin nën mbikqyrjen e këtyre të fundit;

  • Shkëmbimin e përvojës së dyanshme lidhur me menaxhimin institucional:

  • Ofrimi i ekspertizës në kurrikulën e lëndëve profesionale në fushën e Teknologjisë së Automobilave, Menaxhimit të Transportit, Navigacionit dhe Menaxhimit Detar, Menaxhimit të Biznesit etj., duke patur në vëmendje reflektimin e dinamikës dhe zhvillimeve teknologjike më të fundit në fushën e transportit, logjistikës dhe të biznesit.

Marrëveshja rikonfirmon vizionin e Dekanatit të Fakultetit të Studimeve Profesionale për nxitjen e studentëve për të qenë sa më afër tregut të punës.