Në fushë ishte i papërmbajtshëm, teksa golat e tij kanë çmendur tifozët e Kolumbisë, por edhe të Parmës e Njukasëllit. Po flasim për Faustino Asprilian, i cili më 10 nëntor do të festojë 50-vjetorin e lindjes.

Për festën e tij, që parashikohet të jetë madhështore, ish-sulmuesi ka ftuar edhe Esperanca Gomez, një aktore e njohur e filmave pornografikë. Ftesa nuk lë asnjë hapësirë për keqkuptim, çka shihet edhe në mesazhin që Asprilia i ka dërguar 39-vjeçares, ku thuhet:

Të lutem, eja më shuaj qiriun e 50-të për ditëlindje”. Sipas Esperancës, ky nuk është mesazhi i parë i ish-bomberit, por me sa duket nuk do të jetë as i fundit, duke qenë se nga ditëlindja e tij e ndajnë thuajse 6 muaj.