Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar se Presidenti Trump ka ftuar personalisht Edi Ramën në ‘Bordin e Paqes’ së krijuar nga vetë ai. Në fakt, ftesa e Trump ndaj Ramës ka qenë në mënyrë zyrtare si kryeministër i Shqipërisë dhe jo ftesë individuale.
“Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin që ka marrë Shqipëria në çështjet paqes. Ftesa e presidentit të Amerikës Donald Trump është dhe një vlerësim për lidershipin e Ramës, i cili është ftuar personalisht në Bordin e Paqes. Kur kjo ftesë e drejtpërdrejtë e Trump për kryeministrin e Shqipërisë konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë dhe besimin strategjik të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Spiropali.





