Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Francë, ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.
“Në këtë forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës”, informoi sot presidenca.





