Akademiku Artan Fuga i është përgjigjur sot diplomatit të njohur Shaban Murati lidhur me akuzat e këtij të fundit se familja Fuga ka përfituar si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.
Sipas Muratit, ndërkohë që Artan Fuga është në krahun e liderit të opozitës, nipi i tij Endri Fuga është këshilltar i kryeministrit.
Postimi i Fugës:
E bëri edhe Shaba kako-vicën e vet !
———————————————————
Po ik or Shabë, kush merret me ty ! – i thoshin hokatarët e rrugës së Kavajës që në fakt të çon në Durrës.
U çmend edhe Shaba !
Nuk e di se kush është fare! Ishallah nuk është ai që përshëndes në rrugë, më duket si pseudonim më shumë!
Iku!
Komike!
Une tendera!
Qarkulloj tendera mes pozitës dhe opozitës!!!
Hahahaha!
Gërmo qen gërmo se taren e ngordhur do të gjesh!
Një tender po gjete, një! Jo korruptiv, por që të ekzistojë si i tillë.
Kam punuar me vite për shtetin shqiptar në borde e komisione. Pa asnjë lek.
Kam dalë në dhjetra televizione. Asnjë lek.
Shkrimet e mia i botojnë të gjitha gazetat sot. Le të dali një botues të thotë që më paguan dhe unë nuk shkruaj më.
Le të dali një student, një vetëm një, që të rrëfejë për sa mund të korruptohem unë.
Dhjetra oponenca e recenca! Nje lek një!
Biznese? Zero!
Poste admistrative? Zero!
Poste partiake?
Zero!
Kakovica e Shabës!
U mo Shabë kujton se do të merrem me ty, ti që ke ditur dhe di edhe katovicën, kakovicën, edhe katuan, por jo vetëm.
Unë bllok?
Te Islam Alla kam lindur dhe jam rritur.
Po mo po kam marrë edhe porosi nga telefoni i kuq, i bardhë, i zi për të trajtuar ca çështje ndërkombëtare duke i shpartalluar armiqtë e jashtëm, por edhe të. brendshmit, madje kam negociuar edhe midis Gorbaçovit dhe Bushit për Katovicën!
U mo Shabë më shkrive! Kush merret me ty!
Sidomos kur thua se jam ulur në pëqinë e dikujt.
Pëqi – pocaqi – thuaj!
Mirë se e përdorin, por edhe e bëjnë komik!
Po ik or Shabë se tallen ata me ty! Nëse je vërtet!
Shaba i shkretë! Pse nuk më shan ! – bërtiste ai Shaba tjetër.





