Akademiku Artan Fuga shfaqet skeptik lidhur me dhuruesin e vaksinës antiCovid për vendin tonë. 

Fuga e cilëson trafik jo transparent, jo legal ndërsa kërkon burimin e shpërndarjes, kontratën, çmimin etj. 

“Ore, po pse mo edhe vaksinat me trafik jo transparent, jo legal, do t’i çpojmë bythët ne? (Më falni për termin) Tregoni mo jo vetëm logon e laboratorit, por edhe burimin e shpërndarjes së tyre, kontratën, çmimin, etj., mos trembni miletin, sepse shëndeti publik do transparencë të plotë. Ore mund të shesë njeri medikamente duke thënë i gjeta në rrugë? Shëndeti publik kërkon transparencë maksimale. Nuk ka sekret për origjinën nga vijnë vaksinat! Nuk jemi në kamp përqendrimi ku mjeku të fut injeksionin pa të dhënë garancitë e transparencës”, shkruan Fuga në Facebook.