12 maj 2015 – Profesori i njohur Artan Fuga, ka shpërndarë një shënim politik në faqen e tij në Facebook, dedikuar Tiranës.
Me titull “Tirana si një hale e madhe”, Fuga e cilëson kryeqytetin e shqiptarëve si qytetin më të pisët të të gjitha galaksive. Për profesorin e nderuar, Tirana nuk mund të quhet as fshat, as qytet, as fjetore por një hale e madhe ku jetojnë të gjithë..
Për të lexuar shkrimin e tij, Fuga kërkon me ironi që kritikët e këtij mesazhi duhet të kenë kujdes theksin te fjala “hale”.
Ai nuk duhet të vendoset te germa "e", por te germa "a", dhe të lexojnë atje dy ose tri here "aaa" pra "haaale". Perndryshe i humbasin kuptimin dhe nuk e marrin gjithë aromën semantike të fjalës, thotë profesori.
Shkrimi i plotë i Artan Fugës:
"(Shënim politik nga Artan Fuga)
Tirana nje fshat i madh?
I merr te keqen fshatit. Fshati me kishe e me varre, shkruante ai poeti per fshatin e tij te bukur
Tirana nje qytet?
I merr te keqen qytetit, se qyteti, edhe ai me i humburi sot ne Evrope nuk eshte nje gje e piset dhe e ndyre, e palare prej dy a tre dekadash…
Vjen era urine e mut gjithandej.
Me falni zonja e zonjusha per fjalen e duhur te ndyre qe perdora. Asnje fjale tjeter nuk ma sjell ne menyre aq autentike ne hunde ate arome.
Ta shijojme mire perpara sesa te shkojme ne kutine e votimit me njeren dore fleten e votimit e ne tjetren shamine zhytur ne hunde per te mbyll vrimat prej eres te qelbur.
Tirana qytet dhe metropol lindor?
I merr te keqen metropoleve lindore. Kur kam pare bukurite, luksin dhe rregullin e Stambollit buze Bosforit ngela pa mend per pak rash ne uje nga tronditja e madhe dhe u thosha miqve : Me lini ore rehat se nuk ngopem se pari mjerimin tone! Dhe vetem edukata patriotike e familjes nuk me beri te mallkoja pavaresimin nga perandoria otomane kur krahasoja Stambollin me Halen time.
Por, cfare eshte, fjetore? I merr te keqen fjetores qe llamburit ne nje kazerme ushtarake ta zeme ne Kine a Japoni.
Tirana, me falni shprehjen tironse, eshte nje hale e madhe ku ne jetojme, fleme, jashteqisim, bejme projektligje, organizojme panaire "open", organizojme fushata elektorale per te zgjedhur kryetarin e hales sone te perbashket.
Te kerkosh ëc publike ne Tirane eshte njesoj si te kerkosh qe ne Hale te kete hale…
Padyshim qyteti me i piset i te gjitha galaksive.
Cfare turpi more cfare turpi… Na eshte fut koka ne hale nga turpi.
Shenim : Kujdes, halja nuk eshte nje ëc, por nje grope ne fund te bahces, mbulu nga ferra ku gjate veres gelojne miza te stermedha dhe nje arome e thate fekalesh perzihet me eren e fiqve te kalbur e ku shkohet pasi vesh cizmet e hales…”
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/