DURRËS, 10 gusht 2014 –  Në qarqet politike afër opozitës dhe në rrethet e gazetarëve ka bërë përshtypje pse nuk po ndihet dhe ka rënë squkë deputeti rebel i PS-së dhe shkrimtar dhe gazetari Ben Blushi lidhur me ngjarjet e fundit të bujshme, si ajo për mbylljen e 30 universiteteve (ka qenë Ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitet 2001-2002); IMEI-n; 300 ditët e qeverisjes.

Kurse në çështjen Fullani nuk është mirë të përmendet litari në shtëpinë e të varurit: shtypit, ku z. Blushi ka ndikim të jashtëzakonshëm, i ka shpëtuar dhe ka botuar faktin se në Bankën e Shqipërisë është punësuar Martin Blushi (vëllai), në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Tani z. Blushi po pushon në mënyrë aktive, duke lexuar dhe shkruar.

Z. Blushi nuk ka nge të merret me banalitete, sikurse është vjedhja në Bankën e Shqipërisë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/