Borussia Dortmund mundi Paris Saint Germain 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Verdhezinjtë siguruan një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit.

Heroi i mbrëmjes në “Signal Iduna Park” ishte Niclas Füllkrug, i cili shënoi golin e mrekullueshëm në minutën e 36-të që vendosi efektivisht ndeshjen.

Lojtarët e Luis Enrique tentuan një reagim në pjesën e dytë, duke goditur dy shtylla dhe duke humbur të paktën po aq raste, por nuk mundën të rregullonin mbrëmjen.

Raundi i parë shkon te Terziç, por gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh në “Parc des Princes.