Sezonin 2016-2017 që sapo ka nisur do të mungojë në fushat e blerta të Serisë A një nga talentet e futbollit, Antonio Cassano. Pas polemikave të muajve të fundit me presidentin Massimo Ferrero, ai është lënë jashtë listës prej 25 lojtarësh që blukaltërit kanë federuar për këtë sezon sportiv. Edhe përpjekjet e ditëve të fundit për të gjetur një zgjidhje konsensuale, apo lëvizjen në një ekip tjetër, nuk kanë dhënë rezultat. Cassano ka refuzuar çdo përpjekje, duke vendosur të qëndrojë te Sampdoria edhe pse e di që nuk do të luajë asnjë minutë me skuadrën e zemrës.
Fundi i trishtueshëm, Sampdoria i mbyll derën Cassano-s, ja ku stërvitet talenti
Gjatë muajit të fundit ai është stërvitur çdo ditë, por jo me skuadrën, por më vete në fushën stërvitore të Bogliasco, ku Sampdoria kryen përgatitjet. Por duket se është rënë dakord që sulmuesi nga Bari të stërvitet me ekipin e të rinjve edhe pse nuk i lejohet të luajë aty. Ndoshta ai do t’u japë ndonjë këshillë lojtarë U-18 të Sampdorias. Cassano ka ende edhe një vit kontratë me Sampin, nga e cila përfiton 700 mijë euro.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 15 dhjetor 2025
Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për Shpatin!
Interi zgjedh pasardhësin e portierit Sommer, por duhen të paktën 25 mln euro për ta blerë
Rritet bilanci i viktimave nga sulmi terrorist në Australi, mes tyre të vrarëve edhe një fëmijë





